Shtëpia e Bardhë paralajmëron se po i mbarojnë paratë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë

by Merita

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Shteteve të Bashkuara të Amerikës po i mbarojnë koha dhe paratë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë luftën e saj me Rusinë.

Drejtoresha e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Shalanda Young i dërgoi paralajmërimin në një letër kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe udhëheqësve të tjerë të Kongresit të hënën, sipas Reuters.

banner

Në letër, Young shkruante: Dua të jem e qartë: pa veprime të Kongresit, deri në fund të vitit do të na mbarojnë burimet për të blerë më shumë armë dhe pajisje për Ukrainën dhe për të siguruar pajisje nga rezervat ushtarake të ShBsë. Nuk ka asnjë tenxhere magjike financimi për të përmbushur këtë moment. Ne jemi pa para – dhe pothuajse nuk kemi kohë, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Në tetor, administrata Biden paraqiti një kërkesë prej 106 miliardë dollarë në Kongres për të financuar planet për sigurinë kufitare të Ukrainës, Izraelit dhe ShBA-së.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy