Suarez ‘paralajmëron’ pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve fizike

by Nexhat

Njëri nga sulmuesit më të mirë të kohërave moderne mund të pensionohet nga futbolli aktiv së shpejti.

Luis Suarez ka sugjeruar se ai është afër pensionimit pasi ish-ylli i Liverpoolit dhe Barcelonës luajti ndeshjen e tij të fundit për ekipin brazilian Gremio mbrëmjen e së dielës.

banner

36-vjeçari njoftoi largimin nga klubi javën e kaluar dhe tani është lojtar i lirë. Suarez bëri atë që ka bërë gjithmonë, shënoi golin e vetëm në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Vasco da Gamas.

Ai është lidhur me një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht tek Inter Miami ku do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës dhe mikun e tij të ngushtë Leo Messin.

Por, komentet e Suarez kanë bërë që të mendohet se ky mund të jetë fundi i rrugëtimit të tij sa i përket të luajturit futboll profesional

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy