Zyberaj: Naimi punoi me ne, Behgjet Pacolli i ndihmoi kur kishte probleme shëndetësore

by Nexhat

Bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, tha se është shokuar me vrasjen makabre të Liridona Ademajt, teksa për Naim Murselin pohoi se ka qenë tip që imponohet.

Ai në Pressing në T7 tha se kontaktet me Naim Murselin kanë ardhë kur ai kishte nevojë për ndihmë mjëksore dhe të njëjtën e kishte marrë nga ish-presidenti Behgjet Pacolli, tha ai.

banner

“Ka pasë nevojë për ndihmë mjekësore, ka pas komplikim shëndetësor dhe z.Pacolli me mundësitë e veta është mundu dhe krejt rastësisht ka ardhë nëpërmjet njerëzve, dhe i ka ndihmu”, tha Zyberaj.

“Ka qenë njohës i IT-së dhe ka kërku të jetë pjesë e ekipit dhe ky ka qenë fillimi. Ka qenë tip i imponushëm”, tha Zyberaj për Naim Murselin, në Pressing, 

“Ai ka punu me ne, ai ndan foto me krejt elitën politike, shoqërore e artistike. Mënyra qysh e kreu aktin në mënyrë tinëzare ashtu paska qenë edhe kamuflimi i tij”, tha ai.

“Asnjëherë nuk kemi vërejtë shenja te ai njeri që ka potencial të tillë kriminal. Fundja nuk paska vërejt as bashkëshortja e tij, e cila e pësoi nga personi i cili ndoshta do të duhej të ishte mbrojtësi kryesor i jetës dhe pasurisë së tyre”, u shpreh Zyberaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy