Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion në Prishtinë ku ka kapur mallëra të ndryshme të cilat nuk kanë pasur dëshmi për origjinen e mallit.
Policia e Kosovës ka vepruar duke u bazuar në informacionet se një subjekt biznesor, i cili operon në kryeqytet, bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë si suplemente të ndryshme, shampona, mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë (kamagra etj,) të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.
Gjatë kontrollimit të subjektit biznesor është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantoj dokumentet e origjinës së këtij malli.
Operacioni është në proces nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Inspektorët sanitarë dhe zyrtarët tjerë të përfshirë në rast lidhur me kontrollimin e këtij subjekti biznesor.
I dyshuari me iniciale (G.T.) është dërguar në stcion policor për intervistim, si person i dyshuar lidhur me dyshimet për veprat penale: “Kontrabandim i mallrave” dhe ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve në përgjithësi, përfshirë luftën e pa kompromis edhe kundër krimeve ekonomike që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.