Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj takohet më Komandantin e KFOR-it RCW (Pejë), Kolonel Vacca

by engel

Lajmin për viziten e tij në kampin ushtarak të KFOR-it, “Villaggio Italia”, Ambasadori Malaj e ka dhënë nëpërmjet postimit në profilin e tij në rrjetet sociale.

Kjo vizitë është ndërlidhur me rastin e 111 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Me këtë vizitë, përveq takimit me Komandantin Vacca, Ambasadori i ka takuar edhe oficerët dhe ushtarët e Ushtrisë Shqiptare të cilët shërbejnë në këtë bazë.

banner

Ky është postimi i plotë i Ambasadorit Malaj: Me rastin e 111-Vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Shqiptare, i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, me datë 04.12.2023, ishim për vizitë në Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR, në Pejë.

Aty u pritëm me nderime nga efektivët e Foracve të Armatosura të RSH, ku i uruam për ditën e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e oragnizuar për këtë ngjarje, u shpreha – “Në emër të Qeverisë Shqiptare dhe në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, jam i nderuar t’u përcjell urimet më të sinqerta burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që shërbejnë në misionin paqeruajtës në KFOR, me rastin e 111-Vjetorit të Krijimit”.

Gjithashtu u prita edhe nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR, Kolonel Gabriele Vacca i cili më uroi për ditën e Forcave të Armatosura, dhe më informoi për performancën e shkëlqyer të efektivëve tanë, nën komandën e tij.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy