Dimri “paralizon” Evropën. Ngrica dhe dëborë në disa shtete

by Merita

Moti i keq ka paralizuar Evropën këtë fundjavë. Gjermania, Austria dhe Zvicra janë shtetet më të prekura. Mynihu u bllokua pas reshjeve rekord të borës për muajin dhjetor, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor.

Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin absolutisht udhëtimet e panevojshme dhe të ngasin makinën vetëm nëse e kanë të domsdoshme.

banner

Në Bavari, shumë akse rrugore janë të bllokura për shkkak pemëve të rrëzuara nga pesha e dëborës. Situata kaotike e transportit nuk pritet të normalizohet deri para pasdites së së hënës. Në Austri dhe Zvicër, reshjet e borës bënë që zyrtarët të ngrenë alarmin për rrezikun e ortekëve.

Provinat në Tiroli dhe Vorarlberg në Austrinë perëndimore janë më të rrezikuara pasi ka rënë deri në 50 centimetra borë gjatë natës.

Në Austri në shumë se 20,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa janë kostatuar probleme edhe në funksionimin e rrjeteve celulare.

Në Republikën Çeke, disa akse rrugore u bllokuan për orë të tëra ndërsa transporti publik u paralizua. Si pasojë e motit të keq, mbi 15,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Moti i keq ka goditur edhe jugun e Polonisë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy