Droni i ushtrisë nigeriane gabimisht sulmon një fshat, humbin jetën 85 civilë

by Nexhat

Ushtria nigeriane gabimisht ka sulmuar me dron një fshat në veriperëndim të këtij vendi, ku si pasojë janë vrarë 85 civilë.

Tragjedia ndodhi në fshatin Tudun Buri në veriperëndim të Kaduna, 

banner

https://twitter.com/tr_hbr/status/1732070654420406501?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1732070654420406501%7Ctwgr%5E670c333a6d9a46464672ee0b4fa8de406b0f7bb9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdroni-ushtrise-nigeriane-gabimisht-sulmon-nje-fshat-humbin-jeten-85-civile%2F

Presidenti Bola Ahmed Tinubu ka urdhëruar fillimin e hetimit, pasi që ushtria pranoi se një prej fluturakeve pa pilot rastësisht ka goditur fshatin Tudun Biri, derisa banorët ishin në një festival të myslimanëve.

Ushtria nuk ka dhënë të dhëna për viktima, ndërsa banorët lokalë pretendojnë se janë vrarë 85 persona, në mesin e të cilëve kishte gra e fëmijë.

https://twitter.com/Abdulma98536614/status/1732081019077964135?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1732081019077964135%7Ctwgr%5E670c333a6d9a46464672ee0b4fa8de406b0f7bb9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdroni-ushtrise-nigeriane-gabimisht-sulmon-nje-fshat-humbin-jeten-85-civile%2F

“Kemi të dhëna nga autoritetet lokale se deri më tani janë varrosur 85 trupa derisa hetimet janë duke vazhduar”, ka njoftuar agjencia kombëtare për raste emergjente.

Agjencia gjithashtu ka bërë të ditur se 66 persona tjerë të lënduar gjenden në spital, e zyrtarë për situata emergjente po diskutojnë me kryeplakun për të evituar tensionet në fshat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy