Fabrizio Romano thotë se Napoli po bën ‘lojëra mendore’ për të ardhmen e Osimhen

by Nexhat

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tha se Victor Osimhen do të nënshkruajë një marrëveshje të re për të qëndruar në klub deri në vitin 2026.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për nënshkrimin e kontratës. Fabrizio Romano thotë se objektivi i Chelseat mund të largohet nga kampionët e Serie A pas përfundimit të këtij sezoni

banner

Gazetari tha në rubrikën e tij në Caught Offside: “Nuk jam i sigurt se ata janë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re”.

“Napolit i pëlqen të përdorë mediat për të ushtruar presion – ata po përpiqen me propozimin më të mirë të historisë së tyre, më të lartë se sa Cavani apo Higuain kanë pasur vitet e fundit”

“Por, nga ajo që po dëgjoj nuk ka një marrëveshje të plotë. Nuk është një punë e përfunduar. Mendoj se mundësia që Osimhen të largohet në verën e 2024 mbetet vërtet konkrete”.

“Nuk mendoj se janari është mundësi reale, por mund të ketë një lëvizje në afatin e verës”, ka shtuar më tej Romano.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy