Arsenali ka fituar 4-3 në sekondat e fundit në udhëtim te Lutoni në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.
Pas 20 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Gabriel Martinellit, që u asistua prej Bukayo Sakas
Por, pesë minuta më vonë, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Gabriel Osho, me asistimin e Doughtyt
https://twitter.com/LutonTown/status/1732137774109561165?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1732137774109561165%7Ctwgr%5Eea13dbc102193d99418981652929f3c9db8c3991%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffitore-dramatike-e-arsenalit-ne-duelin-shtate-gola-ndaj-lutonit%2F
Epërsinë e Arsenalit e rikthejë Gabriel Jesus, që realizoi në minutën e 45-të, ndërsa Ben White ishte asistuesi.
Pjesa e dytë ishte po aq dramatike, ndërsa Topçinjtë ishin nën stres për më shumë se 45 minuta.
Në minutën e 49-të, Elijah Adebayo shënoi për 2-2, me asistimin e Doughtyt, duke realizuar më pas edhe golin e përmbysjes së rezultatit
https://twitter.com/LutonTown/status/1732149365072904703?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1732149365072904703%7Ctwgr%5Eea13dbc102193d99418981652929f3c9db8c3991%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffitore-dramatike-e-arsenalit-ne-duelin-shtate-gola-ndaj-lutonit%2F
Andros Toënsend asistoi më pas te Ross Barkley (57’), që realizoi për 3-2.
Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Kai Havertz realizoi për 3-3 me asistimin e Jesus.
Djelmoshat e Mikel Artetas nuk u dorëzuan dhe e shënuan golin e fitores në sekondat e fundit të takimit, kur Declan Rice (90+7′) realizoi për 4-3
Arsenali vazhdon të jetë lider me 36 pikë, pesë më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohet me Aston Villën.
