Lekaj thotë se projekti i autostradës “Arbën Xhaferi” ishte në rrezik të ndërpritet, pasi MI-ja e kaluar s’i ka bërë pagesat me rregull

by Nexhat

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se projekti i autostradës “Arbën Xhaferi” ishte në rrezik të ndërpritet pasi Ministria e kaluar, nuk i ka bërë pagesat me rregull.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Musa Damati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Në rastin e njohur si “53 milionëshi”, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, si dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit.

Në këtë seancë, Lekaj e sqaroi kronologjinë e pagesës së bërë prej 53 milionë eurove.

“Me përgjegjësi të plotë morale para qytetarëve e them që sot po ky Pal, bashkë me të akuzuarit për mosveprim ishim para jush dhe me dëme tepër tepër më të mëdha sepse nëse dikush vetëm e ka lexuar historiatin e kompanisë “Bechtel & Enka”, e shihni qartë se çfarë kompanie serioze është dhe e shihni qartë se Arbirtrazhin e ka fitu Kroacia 70 milionë ruanin me mbi 800 milionë dhe shumë vende të tjera dhe ne duke u bazuar në këtë, ka kërkuar kryeministri që të komunikojmë”, tha Lekaj.

Seanca është duke vazhduar.

Në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy