Vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Për këtë arsye, sot qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë në Prishtinë ku kanë kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn dhe më shumë siguri për gratë në përgjithësi.
Me sloganin “s’ka paqe pa sigurinë e grave” shumë qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës, të cilët mbanin veshur bluza me foton e Liridona Ademajn.
Liridona Ademaj u vra pak ditë më parë në Kosovë gjatë një grabitje, pas hetimeve dyshohet se bashkëshorti i saj ishte organizatori i vrsajes makabre të Liridonës.
(Video: Kliko te Watch on Youtube)