Vetëm gjatë ditës së djeshme, dy prindër kanë raportuar dy raste të ndara në qytetin e Mitrovicës, pasi vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Mësohet se rastin e parë e ka denoncuar një shtetase e Shqipërisë, e cila ka pohuar se vajza e saj 13-vjeçare ka dalë nga shtëpia pasditën e së dielës dhe nuk është lajmëruar më.
Pak më vonë në të njëjtën ditë, në Polici u paraqit edhe babai i një tjetër të miture, i cili ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për fatin e saj.
Denoncimi i prindërve ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzave dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./Sinjali
