Serbët në katër komunat në veri të Kosovës kanë formuar grupe nismëtare për të paraqitur një kërkesë për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri. Peticioni u depozitua te kryesuesit e kuvendeve komunale të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit.
Lajmin e bëri të ditur kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, i cili shtoi se serbët pretendojnë se kryetarët zbatojnë vendime të njëanshme, bëhet e ditur nga mediet lokale.
Sipas Udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, këto grupe përveç kryesuesve të kuvendeve komunale, duhet të njoftojnë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ende nuk ka konfirmuar nëse e ka pranuar një kërkesë të tillë.