Merkato e verës kishte në qendër të vëmendjes Lionel Messi. E ardhmja e Messit ishte në pikëpyetje, duke marrë parasysh faktin që destiancionet e mundshme ishin të shumta. Flitej për një rikthim te Barcelona, zëra kishte edhe për një kalim në Arabinë Saudite, por në fund, ai firmosi në MLS amerikane për Inter Miami.
“E vërteta është se kisha në tryezë disa opsione që ishin interesante, por më duhej të analizoja dhe mendoja shumë, madje i diskutova me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Miami. Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. U përpoqa të kthehesha, por nuk ndodhi.”
“Është gjithashtu e vërtetë që kam menduar shumë për të shkuar në ligën saudite, sepse e njoh vendin dhe e di që kanë krijuar një kompeticion shumë të madh, i cili në të ardhmen mund të bëhet shumë e rëndësishme. Si ambasador i turizmit të vendit, ishte një destinacion tërheqës për mua, veçanërisht sepse më pëlqeu gjithçka që vizitova, për shkak të mënyrës sesi po rritet futbolli atje dhe përpjekjeve që po bëjnë për të krijuar një kompeticion të nivelit të lartë. Ishte Arabia Saudite ose MLS, dhe të dyja opsionet ishin shumë interesante për mua.” – tha ai në një intervistë.