Deda për Arbitrazhin në draft-statutin e Asociacionit: Pasojë e moszbatimit të vendimit të GjK për Manastirin e Deçanit

by Nexhat

Ish-deputeti Ilir Deda ka thënë se arbitrazhi nuk është gjykatë, por një organ që po quhet kështu sepse sipas tij nuk ka besim në Kosovë.

Ai ka theksuar se arbritrazhi është akoma pasi qeveritë e vendet nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

banner

“Arbitrazhi është pasojë e asaj që pesë qeveri të Kosovës nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës e Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, e që janë të gjitha partitë e Kosovës. E kush i beson më Kosovës , ne jemi për respektim të ligjit e për shtet ligjor që për shtatë vjet nuk e zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai në Rubikon të Klan Kosovës.

“Arbitrazhi nuk është gjykatë ndërkombëtare, është një trup i përbashkët i Qeverisë, Asociacionit dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian. Nuk është gjykatë por ashtu po e quajnë sepse nuk ka besim në Kosovë, nuk ekziston besimi në Kosovë”.

“Kjo natyrisht që e dëmton pozicionin e Kosovës, ende nuk e kuptoj se nuk është kthyer prona Manastiri i Deçanit, e ke vendim të Gjykatës Kushtetuese ti duhesh me e zbatu, unë nuk e kuptoj”, ka thënë Deda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy