Flet për herë të parë djali i Fredi Belerit

by Nexhat

Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për herë të parë pas arrestimit të atit, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai theksoi se është në një situatë shumë të vështirë, duke shpresuar se e vërteta do të dalë në dritë

banner

Ai theksoi se në lidhje me të atin është bërë shkelje flagrante, duke i mohuar të atit një proces të rregullt gjyqësor. Sipas tij akuzat ndaj të atit janë politike dhe të sajuara.

“Është një situatë shumë e vështirë për mua. Do të doja të flasë për atë që ju intereson më shumë juve. I referohem këtu kryesisht shkeljes që i bëhet prej 7 muajsh të zgjedhurit për një objekt të supozuar dhe sigurisht që flasim këtu për një të drejtë që të kemi nëj gjyq të drejtë. Të gjiha këto janë shkelur dhe shkelen në mënyrë flagrante”-tha ai.

I pyetur në lidhje me komunikimin me të atin, Petro Beleri tha: “Unë përpiqem dhe vij shumë shpesh që ta takojë tim atë. Është shumë i vështirë komunikimi me të, Babai im ka besimin se herët ose vonë e vërteta do të dalë”.

Petro Beleri fu ndal tek zgjedhja e babait të tij për të garuar për Himarën

Ai tha se ishte opozita e bashkuar ajo që i besoi Belerit garimin në qytetin bregdetar, duke parë dhe mbështetjen që ai gëzonte në zonë.

“Ka qenë opozita e bashkuar ajo që e zgjodhi dhe e vendosi si kandidatur babain tim dhe në 2015-ën dhe në 2019”, tha ai.

Petro Beleri u pyet dhe nëse ka pasur kërcënime ndaj familjes së tij, gjatë fushatës elektorale ose më pas

Ai theksoi se në jetën reale nuk kanë pasur kurrë kërcënime, përveç komenteve negative në rrjete sociale.

“Gjatë fushatës ne nuk kemi pasur kërcënime, është tjetër pamja që shfaqet në televizione dhe tjetër pamja që ne kemi në Himarë dhe Shqipëri, apo kudo ku shkojmë. Kërcënime në media sociale kemi pasur, por në jetën reale asgjë nuk ka qenë e vlefshme. Jetojmë në harmoni të plotë”, tha Beleri.

Ai nënvizoi gjithashtu dhe mbështetjen e Athinës për rastin e babait, ku tha se kryeministri Mitsotakis e njeh personalisht të atin.

Sipas tij, interesi i shtuar i Athinës vjen për shkak se ata janë qytetarë grekë.

“Natyrshëm që po kemi pasur mbështetjen e Athinës. Këtu madje lidershipi politik ka treguar interes për këtë çështje, pasi ne jemi qytetarë grek. Në Himarë nuk jeton vetëm komuniteti shqiptar por dhe komuniteti grek. Ju duhet ta perceptoni se kjo gjë është e vetëkuptueshme. Zoti Mitsotakis ka ardhur më 22 dhjetor në Himarë, na ka vizituar, na ka takuar nga afër dhe e ka takuar personalisht tim atë. Ju e kuptoni se ai nuk mund t’i pranojë disa gjëra.

Sigurisht që duhet të jemi vende mike, por kjo gjë duhet të zgjidhet. Familja evropiane ka disa rregulla ashtu edhe fqinjësia e mirë ka disa regulla. Për marrëdhëniet mes dy qeverive nuk dua të bëj asnjë koment”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy