Haradinaj e quan shqetësues draft-statutin e Asociacionit kërkon sqarime nga Kurti pse s’bëri propozim

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se draft-statuti për Asociacionin, të cilin e ka pranuar nga ndërmjetësit e BE-së, është shqetësues. Haradinaj kërkoi sqarime nga kryeministri Kurti se përse nuk ka propozuar Kosova një draft.

 “I gjithë dokumenti është shqetësim, logjika e dokumentit është shqetësuese, janë disa pika që janë shumë domethënëse, siç është rasti i arbitrazhit me të cilin bije fuqia e cilitdo institucion ligjor në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në ‘RTK Prime’.

banner

Pos tjerash ai deklaroi se edhe preambula është problem e cila sipas tij është e panevojshme dhe si e tillë duhet të hiqet përshirë edhe 1244-shin që është në të. Kreu i AAK-së tha se drafti duhet patjetër të dërgohet në Kushtetuese dhe gjyqtarët ta trajtojnë atë, në secilin nen, për të parë se ku ka shkelje kushtetuese. 

Ish-kryeministri Haradinaj, ka qenë kritik për atë se pse dokumenti nuk u është dhënë nga institucionet e Kosovës por nga ndërmjetësit. Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se pse ai nuk ka bërë një draft por ka pritur që një dokument i tillë të vije nga ndërmjetësit

“Pas pranimit të planit franko-gjerman, Kosova do duhet ta propozonte një dokument, disa herë kanë ardhur amerikanët duke kërkuar nga Kosova që ta bëjë këtë hap, por kjo nuk ka ndodhur  cuditërisht”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se versioni që ka ardhur është i padiskutueshëm. Në këtë intervistë kreu i AAK-së është pyetur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka rregulluar raportet. Ai tha se shqiptarët duhet të flasin e të takohen sa më shumë dhe sipas tij në këtë kohë Rama ka dhënë kontribut të madh për Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy