“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

by Nexhat

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka pasur përplasje me analistin Imer Mushkolaj në lidhje me punësimet në dikasterin që ai drejton dhe qeverisjen e kaluar.

Në RTV Dukagjini Peci ka thënë se qeveria paraprake u kishte mbetur borxh fermerëve, derisa sipas tij mjetet që u kishin kompensuar vitin e ardhshëm, i kanë konsideruar sukses e rritje të subvencioneve për bujqësi

banner

“Mjetet bujqve do t’iu dalin brenda këtij viti. Nuk do të bëjmë si qeveria paraprake që u ka pagua vetëm gjysmën e mjeteve”, ka deklaruar Peci.

Por Mushkolaj e ka ndërprerë duke i thënë se ju keni program tjetër.

“Mos bëni krahasime o Faton. Ju keni program tjetër. Ne i kemi larguar nga pushteti ata. Ju tash folni për vete”, ka replikuar Mushkolaj

“Po mirë ua kemi bërë shumë [që i kemi largu]. Kurrë më mos u kthefshin”, ka deklaruar Peci.

Replika e kundër-replika kanë vijuar edhe më tej kur Mushkolaj ka thënë se kjo qeveri bujqësisë nuk i ka kushtuar më shumë se një faqe në program, derisa Peci i është kundërpërgjigjur se “ e rëndësishme është që çështje u trajtua”.

Edhe emri e Venera Qerkinit ka sjellë përplasje mes Pecil e Mushkolajt, pasi e njëjta ka lidhje familjare me presidenten Osmani.

“Venera Qerkini ka ardhur si huazim nga Ministria e Pushtetit Lokal në një pozitë ekuivalente. Ka qenë huazim për gjashtë muaj dhe më pas e kemi shpallur konkursin dhe unë e kam inkurajuar për të aplikuar. Jam shumë krenar për këtë gjë pasi është juriste shumë e zoja”, ka deklaruar Peci.

“Venera Çerkini, është vajza e tezes së Presidentes Vjosa Osmani, apo?”, i është kundërpërgjigjur Mushkolaj.

“Presidentja i ka me dhjetëra vajza të tezeve. Venera kur e ka filluar karrierën nuk e ka filluar si familjare e Presidentes Osmani.  E pakuptimtë pse e sulmoni prej një viti personin në fjalë”, shtoi Peci.

“Ju shumë të zotë i keni familjarët, e qeveritarët e kaluar nuk i kishin të zotë”, ka vazhduar Mushkolaj debatin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy