Me golat e skocezit McTominay, Manchester Unitedin fitohet derbi ndaj Chelseat

by Nexhat

Manchester United ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 2-1 në një derbi të fort me shumë raste që i takoi javës së 15-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë mundur të kalojë në epërsi që në start, kur fituan penallti në minutën e 9-të të takimit

Por gjuajtja e Bruno Fernandes u ndal në mënyrë mjeshtërore nga portieri Robert Sanchez që mbajti rezultatin e bardhë.

Pas dhjetë minutash dhe shumë rasteve nga të dyja palët, Scott McTominay arriti të zhbllokojë shifrat duke shënuar për 1-0

https://twitter.com/Garnacho__utd/status/1732499279837614471?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1732499279837614471%7Ctwgr%5Ed8ac7c90e132af7c9f3a097ed922c7f39368ead3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmctominay-merr-per-dore-manchester-unitedin-golat-e-skocezit-fitohet-derbi-ndaj-chelseat%2F

Chelsea shtoi presionin për të barazuar rezultatin dhe radhiti rastet para portës së Andre Onanas.

Në minutën e 45-të u barazuan shifrat kur Mykhailo Mudryk pasoi te Cole Palmer i cili shënoi për 1-1

Edhe pjesa e dytë nisi me raste, kur Nicolas Jackson ishte i vetëm me portier, por gjuajtja e tij ishte në trupin e Onanas.

Djajtë e Kuq e kthyen epërsinë në minutën e 69-të, kur Scott McTominay sërish ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar për 2-1.

Chelsea u hap për të kërkuar golin e barazimit, duke lënë hapësira prapa, ndërsa Man Utd krijoi dy raste me Alejandro Garnachon, por pa sukses.

Blutë kanë mundur të shënojnë me Armando Brojën, por gjuajtja e tij me kokë u ndal nga shtylla në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Chelsea bie në pozitën e dhjetë me 19 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy