Policia e Kosovës, në asistimin e Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës dhe ATK-së me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale, ka zhvilluar aksione të kontrollit në një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan, për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar“
Gjatë aksionit të bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim:
• Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
• Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
• Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
• Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
• Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.