Policia thotë se tre viktima deri tani janë konfirmuar pas të shtënave në Universitetin e Nevadës

by Nexhat

Tre persona të paktën kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Nevadës, Las Vegas.

Sherifi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, Kevin McMahill, tha në një postim në rrjetet sociale se numri i të lënduarve nuk dihet ende dhe se numri i viktimave mund të ndryshojë.

“Nuk ka më kërcënim për komunitetin. I dyshuari ka vdekur. Tani për tani, ne e dimë se ka 3 viktima, por nuk dihet shkalla e të lënduarve. Ky numër mund të ndryshojë. Ne do t’ju përditësojmë kur të dimë më shumë,” tha McMahill.

Departamenti i policisë ka vendosur edhe një numër telefoni që të thrrasin personat që janë prekur nga të shtënat, shkruan CNN,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy