Qeveria italiane ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

by Merita

Qeveria italiane i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për transferimin e emigrantëve në Shëngjin, nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave “OK” erdhi pasditen e sotme nga Këshilli i Ministrave.

banner

Pakti u nënshkrua pikërisht një muaj më parë në Palazzo Chigi nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pas këtij “suksesi”, siç kujtoi Antonio Tajani, radha tani do të jetë Parlamenti, i cili do të vendosë nëse marrëveshja do të miratohet apo jo.

Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit.

Zonat e dhëna nga Tirana-Romës do t’i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian. Dhe Italia do ta mbajë barrën 100%, e cila do të duhet të krijojë një fond garancie dhe si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të duhet të paguajë 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit të shtetit të hapur nga Shqipëria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy