14-vjeçarja përdor armën e babait në shkollë, vret një nxënës dhe më pas vetëvritet

by Merita

Një vajzë 14-vjeçare hapi zjarr me pushkën e gjuetisë së babait të saj në një shkollë në Briansk të Rusisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë. Më pas ajo vrau veten me të njëjtën armë. Briansk është kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, në pjesën perëndimore të Federatës Ruse, në kufi me Ukrainën.

Sipas agjencisë shtetërore ruse “Ria Novosti”, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Në një video, disa fëmijë të frikësuar mund të shihen pas një dere në një klasë, me tavolina dhe karrige të përmbysura në përpjekje për t’u mbrojtur nga të shtënat e nxënëses.

banner

Babai i vajzës është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit nga hetuesit, të cilët e kanë pyetur sesi vajza e tij ia ka marrë armën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy