Edona i drejtohet Kaderit: Je false si rrobat e pazarit që ke në trup, gënjeshtare e katundit

by Nexhat

Debatet ndërmjet banorëve janë një pjesë e pandarë e jetës së përditshme në “Big Brother VIP Kosova”, ku përplasjet verbale ndodhin thuajse po aq shpesh sa momentet e ngrohtësisë dhe bashkëpunimit.

Këtë herë, vëmendja është tërhequr nga një debat i ashpër midis Edona James, e njohur si trangjinorja e shtëpisë, dhe banores tjetër, Kader

banner

Përplasja mes tyre ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, duke sjellë fjalë të ashpra në skenë

Gjatë debatit që shpejtoi në një përplasje të hapur, Edona nuk ka ngurruar të përdorë fjalët “Oj gënjeshtarja e katundit” për t’ia drejtuar Kaderit.

Ky sulm verbal nuk është marrë mirë nga publiku dhe shikuesit, duke shkaktuar reagime të ndryshme. Tensioni mes të dyjave u rrit akoma më shumë kur Edona, në një përpjekje për ta provokuar Kaderin, shtoi mbi tallje duke thënë “Je false si rrobat e pazarit që ke në trup”

Këto komente ofenduese kanë bërë që situata midis tyre të marrë një rrjedhë të paqëndrueshme duke vazhduar edhe më tej me ofendime dhe të bërtitura.

Përndryshe, këtë javë janë gjithsej shtatë banorë të nominuar: Alba Vukaj, Blero, Ylli Dërvishi (Buci), Kader Kicaj, Azemi, Besi dhe Blerando, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy