Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza

by Merita

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit, për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

banner

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale .

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjate 24 orëve te fundit, ka ngritur një (1) aktakuze kundër një (1) personi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy