“Hollivudi është një vend i cekët dhe i pashëndetshëm”, Angelina Jolie në kërkim të autenticitetit

by Merita

“Unë u rrita në një vend mjaft sipërfaqësor. Nga të gjitha vendet në botë, Hollivudi nuk është një vend i shëndetshëm. Dhe kjo është arsyeja pse herët a vonë fillon të kërkosh autenticitetin.” Kështu u shpreh Angelina Jolie në një intervistë të gjatë për Wall Street Journal, ku foli për planet e saj për të ardhmen, betejat e divorcit me Brad Pitt, të qenit nënë, për shëndetin e saj psikologjik dhe synimin për të ripërsëritur rolin e personazhit të saj të keq në “Maleficent 3”.

Aktorja, regjisorja dhe aktivistja humanitare, 48-vjeçare deklaroi se së shpejti do të donte të largohej nga Hollivudi “i pashëndetshëm” dhe të transferohej në shtëpinë e saj në Kamboxhia.

banner

Diva 48-vjeçare, e quajti Los Anxhelosin, ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj, një vend “të cekët” dhe pranoi se nëse do t’i duhej të fillonte nga e para sot, ndoshta nuk do të zgjidhte aktrimin si profesion.

“Kur e nisa, nuk ishte nevoja për t’u bërë personazh publik, për të ndarë aq shumë nga jeta personale, e cila vjen pikërisht nga të qenit person i famshëm. Ajo tha gjithashtu me shaka se, pikërisht për shkak të ndërhyrjes së paparacëve në jetën e saj private “ajo nuk ka më një jetë të vërtetë shoqërore” dhe se të gjithë “miqtë e saj më të ngushtë janë refugjatë”.

Ajo pranoi se do të ishte larguar nga Los Angeles shumë më shpejt nëse do të mundej, por shpjegoi se kishte ngecur në betejat e saj të gjata ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

“Është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit tim. Për shkak të gjithë kësaj kam humbur edhe aftësinë për të jetuar dhe për të udhëtuar. Do të lëviz kur të mundem”, tha Jolie.

Për vite me radhë Angelina Jolie ka reduktuar ndjeshëm angazhimin e saj ndaj kinemasë për t’iu përkushtuar kryesisht familjes dhe punës së saj me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, duke vizituar herë pas here kampet në Kamboxhia, Tanzani, Sierra Leone dhe Pakistan. “Ka një arsye pse njerëzit që kanë kaluar vështirësi janë gjithashtu shumë më të ndershëm dhe shumë më të lidhur, dhe unë jam më e qetë me ta,” tha ajo.

 “Pse më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që janë të mbijetuar dhe refugjatë? Ata janë marrë aq shumë me njëri-tjetrin në jetë, saqë kjo sjell jo vetëm forcë, por edhe njerëzim”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy