Ish-kryetari i Kamenicës thotë se Qeveria vazhdimisht po synon t’i marrë kompetencat e pushtetit lokal

by Nexhat

Qendron Kastrati nga PSD-ja, i cili ka mbajtur për një mandat pozitën e kryetarit të Kamenicës, ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes vazhdimisht po tenton të marrë kompetenca të pushtetit lokal.

Këtë konstatim Kastrati e ka dhënë të enjten në tryezën e organizuar nga IKD-ja në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2023” ku është prezantuar raporti “Kushtetutshmëria në qeverisje”.

Sipas Kastratit, në rastin e Ministres së Arsimit është vërtetuar se kishte shkelur Kushtetutën kur kishte ndërhyrë në reformën e arsimit në Kamenicë.

Ai ka thënë se përpos ndërhyrjes direkte në punët e Komunës, Ministrja e Arsimit ka vazhduar edhe më tutje të ndërhyrje në punët e pushtetit lokal, duke u marrë edhe me ndërtimin e objekteve shkollore që është kompetencë e komunave

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës ka thënë se ndërhyrja e pushtetit qendror në pushtetin lokal ishte bërë edhe në rastin e pronës për koncertin e Dua Lipës.

Sipas tij, është tejkalim i kompetencave kur ministri i Qeverisë i ka thënë Komunës së Prishtinës që një pronë është dhënë për kohë të gjatë

Ai ka thënë se zyrtarë të Qeverisë e partisë në pushteti bëjnë thirrje të mos këtë vlerësim të kushtetutshmërisë.

Sipas tij, pushteti po mundohet të gjejë mënyra që mos të lejojë vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve ligjore e vendimeve qeveritare.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezën ku u prezantuan raporti me titull, “Kushtetutshmëria në qeverisje” raport ky që është si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bën sistemit të drejtësisë.

Ky raport publikohet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë kundër korrupsionit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy