KFOR-i italian ndihmon zjarrfikësit e Klinës

by Merita

Kryetar i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se bashkë me komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Gabriele Vacca, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, drejtorin e Inspektoratit, Faruk Smajli, kanë vizituar njësinë e zjarrfikësve në Klinë ku janë pritur nga komandanti i kësaj njësie, Elmi Zenunaj dhe zjarrfikësit.

“Falënderova kolonelin Vacca për bashkëpunimin dhe rregullimin e kamionit të emergjencave të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë. Riparimi i automjeteve të zjarrfikësve dhe sigurimi i mjeteve të tjera të nevojshme për ta është mjaftë i nevojshëm për reagime në teren dhe ndikon në lehtësimin e punës së tyre të vështirë, të mundimshme dhe të guximshme.
Në fund kam ndarë mirënjohje për kolonel Vacca-në dhe ekipin e KFOR-it të cilët intervenuan në rregullimin e kamionit të emergjencave”, – ka shkruar kryetari Elezaj.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy