Mbahet marshi kundër vrasjes së grave me moton “Stop femicidit”

by Nexhat

Organizata “Artpolis” ka zhvilluar sot marsh-protestë me moton “Stop femicidit- BollMa” të interpretuar me një performancë artistike “Hope Bubble” në të cilën është paraqitur rrugëtimi i një gruaje dhe përfundimi i saj me shpresën e jetës.

Përfaqësuesja e “Artpolis”, Nertila Qarri-Gërguri u shpreh se vrasja e grave dhe dhuna sistematike ndaj tyre duhet të merr fund.

banner

Gërguri tha se jeta e grave u cenohet çdo ditë në përditshmëri. Ajo tha se femicidi është urgjencë kombëtare dhe se vrasësit duhet të marrin dënim maksimal.

“Sot jemi mbledhur këtu për t’i thënë stop femicidit, për t’i thënë stop vrasjes së grave dhe shtypjes së tyre. Sot kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Kërkojmë dënim maksimal për kriminelët. Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë çdo ditë. Jeta e grave cenohet çdo ditë në shtëpi, rrugë, punë, hapësira publike e private. Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria të trajtojnë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën sistematike dhe të shumëfishtë ndaj tyre. Vrasja e Liridona Ademaj ka shfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal. Nëse ndokush deri më tash ka pasur dyshime se femicidi nuk ekziston në Kosovë, vrasja e Liridonës është rast puro femicid. Femicidi është urgjencë kombëtare prandaj është momenti i fundit të i japim fund atij. Është momenti i fundit të sjellim drejtësi e barazi gjinore, është momenti i fundit t’i japim fund patriarkatit e bashkë me të edhe shtypjes”, tha Qarri Gerguri,

Marsh-protesta e sotme është mbajtur në kohën kur në Kosovë po mbahen aktivitete të përditshme në kuadër të fushatës globale “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Tre personave të dyshuar për vrasjen e saj u është caktuar masa nga një muaj paraburgim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy