“NATO do të shkatërrohet”, ish-kreu i Pentagonit paralajmëron: Nëse Trump fiton zgjedhjet, SHBA do të largohet nga aleanca

by Merita

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të tërheqë mbështetjen amerikane për Ukrainën nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, duke vënë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që do të sjellin shkatërrimin e NATO-s, sipas ish-sekretarit të tij të mbrojtjes, Mark Esper.

Në një intervistë me MSNBC, Esper u pyet se çfarë do të thotë perspektiva e një presidence të dytë Trump për të ardhmen e NATO-s.

banner

“Unë mendoj se një nga gjërat e para që do të ndodhte është se ai do të tërhiqte mbështetjen për Ukrainën,” tha ish-shefi i Pentagonit.

“Sigurisht nëse kjo do të ndodhte, e gjithë përpjekja për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë përfundimisht do të shkatërrohej. Nëse Shtetet e Bashkuara largohen nga aleanca, gjithçka shembet”, theksoi ai.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë “brenda 24 orëve” nga rizgjedhja e tij, nëse ai do të mundte Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti ka lënë të kuptohet se ai do të përdorte ndihmën ushtarake si mjet për ta arritur këtë duke ndërprerë fluksin e armëve për të detyruar Kievin në tryezën e bisedimeve me Moskën.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy