Valon Syla reagon pas dënimit të sulmuesve të tij: Kosova ka shpresë

by Nexhat

Tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla, janë dënuar me nga dy vjet burgim.

E pas shpalljes së aktvendimit, ka reaguar vet ai.

banner

Syla u shpreh i kënaqur me vendimin e organeve të drejtësisë.

Ai tha se kur secili e bën punën e tij ka shpresë për të jetuar në Kosovë.

“Pra une e kryva temen, kolegët e mi gazetarë e kryen tê vetën, policia reagoi dhe i kapi në afat rekord sulmuesit fanatik, drejtësia poashtu në fund krejt këtë mund e shpërbleu me drejtësi të merituar. Faleminderit të gjithëve”, tha ai.

Gazetari Valon Syla, u sulmua nga disa persona para disa muajsh në lagjen “Bregu i Diellit”.

Sulmi ndaj tij, pati shkaktuar reagime të shumta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy