Izraeli merr ndihma, 200 aeroplanë me pajisje ushtarake ulen në Tel Aviv

by engel

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se ka marr 200 aeroplanë mallrash me pajisje ushtarake nga disa vende. Ministria tha se municionet, automjetet e blinduara dhe armët kanë arritur pasi përdorimi i armëve amerikane në luftën e vazhdueshme në Gaza është nën kontroll të shtuar.

Ministria izraelite tha se më shumë se 10 mijë tonë pajisje ushtarake ishin dorëzuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

banner

Pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes izraelite tregojnë dy lloje të ndryshme automjetesh të blinduara, si dhe disa paleta me municione.

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes tha se ndihma kishte arritur nga disa vende, por nuk pranoi të thoshte se cilat shtete të tjera kishin dërguar ndihma ose sa kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane filluan menjëherë pas fillimit të luftës më 7 tetor me Hamasin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy