Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot për rezolutën e armëpushimit

by Merita

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot një projekt-rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan votën e këshillit pas ndryshimit të një drafti që deri më tani nuk ka kaluar.

banner

Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, kundërshtojnë një armëpushim sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm Hamasi dhe nuk ka gjasa që ata ta miratojnë rezolutën, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Rezoluta ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca ose Britania e Madhe – për t’u miratuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy