Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun kroat Ivan Anusiq, në Pragë të Çekisë.
Maqedonci ka theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë,
“Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë, takova Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušič”, shkroi Maqedonci.
“E falënderova homologun tim kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë”.
“U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston ndërmjet dy shteteve”.