PSRK-ja ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime të luftës në Kosovë

by Merita

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur 33 aktakuza ku përfshihen 89 persona për krime lufte në Kosovë, raporton EO. Prokurorja Drita Hajdari në një konference për medie tha se ky proces ka paraqitur shumë probleme për shkak se shumica e të dyshuarve ndodhën në Serbi.

“Në mesin e këtyre rasteve ka qenë edhe rasti për ‘Mejen’ dhe shumë e shumë raste të krimeve të luftës në Kosovë. Sa i përket aktakuzave, iu njoftoj se tani prokurorët vendor kanë ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona”.

banner

“Me marrjen e kompetencave ishim të ballafaquar me probleme të shumta e sidomos me rrethanën se kryerësit e këtyre veprave penale nuk kanë qenë në Kosovë. Shumica e tyre janë në Serbi ndërsa viktimat dhe dëshmitarët janë në Kosovë dhe kjo ka paraqitë një vështirësi të madhe për ngritjen e aktakuzave sepse nuk kemi mujtë me i ngritë aktakuzat pa i marrë në pyetje të pandehurit, mirëpo kjo rrethanë nuk na ka ndal”.

Ajo tregoi se aktakuzat janë të struktura në tri pjesë, duke sqaruar se PSRK-ja vërtetoi se në periudhën 27-29 prill 1999 janë vrarë 370 civil nga autoritetet serbe, civil këta të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftime në momentin e vrasjes.

“Hetimi i Prokurorisë Speciale vërtetoi se në periudhën 27-29 prill 1999 ishte zhvilluar një operacion sistematik, i përbashkët dhe mirë organizuar i Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për të sjellur edhe grupe paramilitare. Në atë operacion janë vrarë 370 civil që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes. Viktimat ishin nga fshatrat e trevës Rekaj e Keqe për shumicën e të cilëve, kjo Prokurori ka siguruar prova përkatëse të vdekjës. Mirëpo, përveç vrasjeve, operacioni përfhinte edhe dëbimin e mjera civilëve nga ai regjion, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të të dëbuarve”.

Hajdari shpjegoi se sipas hetimeve që kanë realizuar del se trupat e të vrarëve ishin dërguar në Serbi me qëllim që t’i fshehin krimet e kryera.

“Trupat e të vrarëve ishin varrosur në varrezën publike në Drekoc të Gjakovës të cilat më vonë u zhvarrosen dhe u zhvendosen në malet e përbashkëta në Batanicë të Serbisë më qëllim për të fshehur krimet e kryera gjatë këtij operacioni. Në bazë të gjithë asaj që kemi vërtetuar, kemi konstatuar që në rastin konkret ka ndodhur një masakër me përmasa të mëdha, me siguri masakra më e madhe, me tragjike e ndodhur në Kosovë gjatë luftës”.

Hajdari tha se kjo aktakuzë do të kalojë në shqyrtim gjyqësor për të marrë një epilog përfundimtar por që ajo nuk do të jetë përfaqësuese e lëndës me arsyetimin se edhe pak ditë pensionohet. Hajdari njoftoi se aktakuzën do ta përfaqësojë prokurori Ilir Morina.

Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj tha se ky institucion do të vazhdojë të punojë pa ndalur në ndjekjen e të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me krime lufte.

“Prokurorët tanë po punojnë më shumë përkushtim përkundër sfidave që masin sigurimin e provave dhe dëshmisë. Përkundër faktit që ka kaluar një kohë e konsiderueshme dhe janë krijuar vështirësi për një punë sa më të suksesshme për identifikimin e kryerësve dhe kapjen e tyre për t’i sjellë para drejtësisë”.

“Me këtë rast dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Prokuroria Speciale do të vazhdojë të punojë pa ndaluar në hetimin dhe ndjekjen e të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës, përkundër vështirësive që na presin”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy