Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në pranverën e ardhshme do të mblidhet Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste. Lajmin e dha në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS.
“Vitin e ardhshëm duhet të nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS, për një kryesi të re dhe asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim. Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës. Sot ka kryetarë të tërë organizatash që thonë ne këtu s’kemi gra. Po kush i ka pjellë këta dhe me kë i kanë bërë fëmijët këta. Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”,- tha Rama në mbyllje të fjalimit në kongres.