Siguria në Kosovë, Osmani takon presidentin turk Erdogan: Të përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot në Stamboll presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani në një postim në X shkruan se me presidentin turk kanë folur për situatën e sigurisë gjersa ka shprehur përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

“Sot, në Stamboll, takova Presidentin Erdogan. Në kuadër të zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan presidentja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy