Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron hiç më shumë se një degë të saj politike.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve dhe nuk duhet të çuditen edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave.

banner

“Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka thënë Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy