56
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Talat Xhaferi- Kryeministri i parë shqiptar”, ka shkruar ai në rrjetin social të tij, Facebook.
Sipas Osmanit ky ka qenë një premtim i partisë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që “u tha,[dhe] u bë!”.
Më tej ai ka përfunduar me një pyetje “Pse jo?”.
Ndërsa pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar dukshëm viteve të fundit.