Prezantimi i modelit të ri të Inteligjencës Artificiale (Al), Geminit nga Google, erdhi me pretendimet se ishte shumë më superior se ChatGPT-4 i OpenAl.
Gemini debutoi më 6 dhjetor dhe gjendet në tre versione, Ultra, Pro, dhe Nano.Në debutimin e tij, Google prezantoi disa teste të ndryshme, me të cilat e krahasoi atë me GPT-4.
Edhe pse thuhet se Gemini e tejkalon me kapacitet GPT-4 në fushën e matematikës së avancuar dhe kodimit të specializuar, pretendimet për epërsinë e tij janë vënë në pikëpyetje.Shumë prej përdoruesve të të dy modeleve kanë ndarë përvojat e veta në platformën X, duke bërë me dije se ndihen të “mashtruar” nga Google.
Kjo për faktin se shpesh Gemini refuzon të përgjigjet, sidomos në pyetjet politike që i shtrohen.
Ane Moss, një nga përdorueset e rregullta të Al, tha se për momentin do t’i mbetet besnike GPT-4 pasi ishte “zhgënjyer” me Gemini-n.
Ndryshe, Google planifikon të shpërndajë më gjerësisht modelin e vet të Inteligjencës Artificiale për publikun në fillim të vitit 2024.