Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka ftuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një takim më 12 dhjetor në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar luftën e vazhdueshme kundër Rusisë dhe “rëndësinë jetike” të mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e tyre mbrojtëse.
Në një deklaratë të dielën, Shtëpia e Bardhë tha se të dy do të diskutojnë “nevojat urgjente” të Ukrainës me të cilat përballet dhe kjo vizitë vjen pasi Shtëpia e Bardhë kërkon të arrijë një marrëveshje me Kongresin që do të sigurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin.
Zyra e Zelenskyt tha gjithashtu të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram se udhëheqësi ukrainas do të mbërrinte në Uashington të hënën dhe se ai do të takonte Biden gjatë një vizite pune që do të përfshinte “një seri takimesh dhe diskutimesh”.
Zelensky është ftuar gjithashtu t’u drejtohet senatorëve amerikanë të martën në orën 09:00 të mëngjesit në Kapitol, tha të dielën një ndihmës i udhëheqjes së Senatit, shkruan Reuters,