Kurti publikon një video: Tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë në katër komuna brenda pesë ditëve

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një video në Facebook, ku në mbishkrim ka thënë se  brenda pesë ditëve janë vendosur tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë e re në katër komuna.

Më tutje, Kurti ka thënë se kujdesi dhe përgatitja e gjeneratave të reja duhet të fillojë herët, sa më herët.

banner

“Tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë e re në katër komuna brenda pesë ditëve. 320 parashkollorë në Podujevë, Deçan dhe Prizren do të kenë hapësira të reja të edukimit të hershëm, kurse filloristët e fshatit Vrajakë dhe Bratotin të komunës së Rahovecit tashmë gëzojnë objektin e ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”.

“Kujdesi dhe përgatitja e gjeneratave të reja duhet të fillojë herët, sa më herët. Prandaj edukimi i hershëm është vendimtar për zhvillimin e fëmijëve tanë, e çerdhja dhe shkolla janë vendi ku shteti për herë të parë dëshmohet para tyre”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy