Pamje që thuhet se tregojnë ushtarët izraelitë duke i vënë zjarrin furnizimeve të ndihmës humanitare në Gaza (VIDEO)

by Nexhat

Ky thuhet të jetë momenti kur trupat nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) duket se po i vënë zjarrin ndihmës humanitare në Gaza.

Sipas mediave të huaja, , pamjet që po qarkullojnë në mediat sociale treguan disa burra në uniformat e IDF-së teksa i vënë zjarrin disa produkteve në pjesën e pasme të një kamioni

Pamjet thuhet se janë filmuar në Shejaiya afër qytetit të Gazës, të cilin Izraeli e kishte përshkruar si një “qendër graviteti” për Hamasin.

Ndryshe, sulmet gjatë natës goditën “një qendër të komunikimit ushtarak të Hamas” dhe “boshte tuneli nëntokësore” në Gazën jugore, si dhe “një komandë ushtarake të Hamasit” në Shejaiya, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Dhe fjalët nuk po arrijnë të përshkruajnë katastrofën e paparë humanitare në të gjithë enklavën palestineze, shkruan më tej mediumi britanik Metro. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy