Një armë zjarri është konfiskuar sot në Skenderaj.
Siç njofton policia, arma është konfiskuar pas një mosmarrëveshje që një person ka pasur me një tjetër, dhe ka sulmuar fizikisht atë,
“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë (20) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia thotë se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “lëndim i lehtë trupor”