Tentim vrasja në Pejë, dorëzohen në Polici dy persona

by Nexhat

Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Pejë-Rozhajë, konkretisht në segmentin e Vitomiricës, ka ndodhur një incident i rëndë.

Rreth orës 1:25, një person që udhëtonte me veturën e tij u bë objektiv i një sulmi me armë zjarri

banner

Incidenti po hetohet si një tentativë për vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje, dy persona janë dorëzohen në Polici, sipas informacioneve të dhëna nga Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se të dy personat janë ndaluar me urdhër të prokurorit: njëri për 48 orë dhe tjetri – një i mitur – për 24 orë.

”Dy persona janë ndalu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njëri prej tyre 24 orë për shkak se është i mitur, ndërkaq rasti është kulifikuar si vrasje e mbetur në tentativë. Me sa kemi pranuar informatë ne si Prokurori, janë vetëdorëzu në Polici sot gjatë ditës” ka thënë Nikçi.

Ai po ashtu ka theksuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sjellë në dritë dhe ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.

Viktima ka raportuar në stacionin policor të Pejës se mjeti i tij ka pësuar goditje nga të shtënat.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin e kësaj ngjarjeje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy