Vdes një polic kufitar në Jarinë

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në pikën kufitare në Jarinë.

Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot në vendin e tij të punës derisa po shërbente në pikën kufitare

banner

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka deklaruar se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në pikën kufitare në Jarinë dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani.

Ai thotë se dyshimet e para janë për vdekje natyrale.

Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas procedurave dërgohet te familja për varrim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy