Vitet e fundit është diskutuar shumë për rutinën e mëngjesit, sa e rëndësishme është ajo, por edhe se sa vendimtare është për shëndetin dhe performancën tonë mendore. Gjithnjë e më shumë kërkime dhe neuroshkencëtarë konfirmojnë se zakonet e mëngjesit që adoptojmë kanë një ndikim serioz në cilësinë e jetës sonë, kjo është arsyeja pse ata rekomandojnë ndryshime të vogla që mund të bëjnë diferencën.
Dhe e vërteta është se është shumë e lehtë të zgjohemi, të marrim celularin dhe një filxhan kafe dhe të largohemi nga shtëpia, megjithatë ia vlen t’i japim pak më shumë rëndësi rutinave që do të na japin më shumë energji dhe shëndet më të mirë.
Ju nuk i hapni dritaret për të lënë dritën në dhomë
Ne kemi folur herë pas here për ritmet cirkadiane dhe programimin e trupit, – sa më i sinkronizuar të jeni me natyrën, aq më mirë. Kjo do të thotë që kur zgjoheni, keni nevojë për dritë në mënyrë që truri të sekretojë substancat e duhura për të nisur siç duhet ditën tuaj. Më shumë rreze dielli kur zgjoheni e kombinuar me ajër të pastër është ajo që i nevojitet trurit tuaj për një zgjim të qetë dhe të shëndetshëm dhe për rrjedhojë për një ditë më të lumtur dhe më të ekuilibruar.
Ju kontrolloni telefonin tuaj menjëherë
Është një kurth në të cilin biem të gjithë dhe është mirë të ndalemi. Qëndrimi në celular dhe lajmet sapo zgjohemi krijon një nxitim dopamine, e cila nga ana tjetër çon në varësi. Diçka e tillë, kur bëhet në mënyrë të përsëritur, sjell një çekuilibër të hormoneve dhe rrjedhimisht humorit. Diçka që sigurisht nuk do ta dëshironim.
Nuk e pastroni gojën, as gjuhën
Në mëngjes shumica e njerëzve lajnë dhëmbët, por neglizhojnë hapin më të rëndësishëm. Pastrimi i gojës dhe i gjuhës. Trupi detoksifikohet gjatë gjumit. Kështu largon toksinat dhe mikrobet në sipërfaqen e gjuhës, prandaj në mëngjes mund të ketë erë të keqe të gojës ose një mukozë të bardhë/verdhë në sipërfaqe. Kjo mukozë është e rëndësishme për t’u hequr qafe para se të pini ujë ose kafe dhe t’i ktheni të gjitha këto toksina përsëri në trupin tonë. Kjo jo vetëm që na rëndon, por krijon një çekuilibër në humor dhe hormone, gjatë gjithë ditës.
E nisni ditën me kafe
Dhe kujt nuk i pëlqen ta fillojë mëngjesin me një filxhan kafe të nxehtë. Megjithatë, sigurohuni që të jeni më të kujdesshëm me këtë zakon të veçantë dhe të shijoni kafenë tuaj me moderim, dhe veçanërisht pasi të keni ngrënë mëngjes. Shumë studime tregojnë se kafeja me stomakun bosh mund të sjellë probleme në trup, të cilat me siguri do t’i ndjeni gjatë gjithë ditës. Prandaj, alternativa më e mirë është të shijoni kafenë tuaj pasi të ketë kaluar ca kohë që kur jeni zgjuar.
Mëngjesi juaj nuk ka proteina
Duke folur për mëngjesin, truri ynë është pothuajse i pamundur të përballet me sfidat dhe proceset e përditshme nëse nuk ka një sasi të mjaftueshme të proteinave dhe përbërësve të tjerë dhe vitaminave. Sipas neuroshkencëtarëve, një mëngjes i mirë bazohet në proteina dhe jo në sheqer apo brumë. Një nga opsionet ideale është tosti me avokado me vezë. Ai kombinon yndyrna të mira, proteina dhe karbohidrate. Mos harroni të shtoni limon, shafran të Indisë dhe fara liri për një nxitje dhe energji shtesë gjatë ditës.