A po hetohet kontrata e Gani Jakupit, Prokuroria refuzon të përgjigjet

by Nexhat

Gani Jakupi, muzicent dhe artist novelash grafike, u raportua se merr 7 mijë e 500 euro pagë mujore nga Qeveria e Kosovës, pasi është angazhuar si “këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike”, nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Këtë, e ka konfirmuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se kjo shumë për Jakupin është shumë modeste dhe nuk është pagë por projekt njëvjeçar.

banner

Në lidhje me këtë kontratë, “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dijë nëse kanë filluar hetimet, por ata kanë thënë që nuk mund të përgjigjen.

“Referuar pyetjeve tuaja, aktualisht nuk mund t’i përgjigjemi kërkesës suaj”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Nëse po hetohet kjo kontratë “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar informata edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), mirëpo deri me tani, nuk kanë kthyer përgjigje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy