Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton për vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Ai tha se vizitën e ka nisur “me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjëve dhe dritave të Krishlindjes, organizuar nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”.
“Atë e falenderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, thekson ai.
Abdixhiku thekson se e ardhmja e Kosovës është Europa.
Postimi i tij i plotë: