Instituti i Mjekësisë Ligjore para më shumë se dy javë u përshi nga zjarri dhe ende nuk ka filluar asnjë pjesë e atij objekti të rinovohet. Nga ky institucion thanë se kjo nuk ka ndodhur për shkak se procedura e vlerësimit të dëmeve po vazhdon akoma.
Për gati tre javë që kur ka ndodhur zjarri në Institutin e Mjeksësisë Ligjore aty nuk ka filluar sanimi i dëmit të shkaktuara nga ai zjarr.
Dritaret e hapura e ambienti totalisht i shkatërruar në dy zyre nuk kanë ndryshuar ndonëse punët po kryhen nga ky institucion.
E pse nuk kanë filluar renovimet, tregoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të IML-së.
Nuk ka fillu asnje renovim sepse ende jemi ne procedura te vleresimit te demit dhe sigurise se objektit. Keshtu qe nuk ka cka me u pa ne kete faze. Kur te fillon renovimi mund te kontaktojme prape”, ka thënë për Dukagjinin, Ditor Haliti – U.D. Drejtor në IML.